Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LUKASZ PISZCZEK

Edhe 5 vjet në Dortmund

REUTERS/Fabian Bimmer

Edhe 5 vjet në Dortmund


22 October, 2012 @12:54

Futbollisti polak i Borussia Dortmundit, Lukasz Piszczek, ka arritur marrëveshje të re me klubin e tij. Futbollisti 27 vjeçar i cili është në shënjestër të shumë skuadrave të mëdha europiane, ka nënshkruar kontratë të re 5 vjeçare me Dortmundin, që do të thotë se deri në qershor të vitit 2017 do të luaj në Signal Iduna Park.

“Kam kaluar dy vite në Dortmund. Është kënaqësi për mua të jem edhe në vitet e ardhshme në këtë klub të jashtëzakonshëm dhe të luaj te kjo skuadër e jashtëzakonshme,” ka thënë Piszczek, pas nënshkrimit të kontratës.

Piszczek në Dortmund është transferuar në vitin 2010 nga skuadra Hertha Berlin si lojtar i lirë dhe që nga ajo kohë ka luajtur në 97 ndeshje për kampionin aktual të Gjermanisë dhe ka shënuar 5 gola.


 
Të gjitha lajmet nga