Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

STADIUMI MBETET I FFK-së

Edhe 5 vjet

Agim Ademi dhe Përparim Rama, pas finalizimit të marrëveshjes/ Foto: FFK

Edhe 5 vjet


Teksti: FFK

31 December, 2022 @11:51

Federata e Futbollit e Kosovës dhe Komuna e Prishtinës kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës për stadiumin “Fadil Vokrri”. Marrëveshja është nënshkruar nga presidenti Agim Ademi dhe kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama. Sipas kësaj marrëveshje, stadiumi “Fadil Vokrri” edhe për pesë vjet të tjera do të vazhdojë të menaxhohet dhe të shfrytëzohet nga FFK-ja.

Kreu i FFK-së ka theksuar se ky objekt është interes nacional, duke pasur parasysh se është arena e vetme në të cilën zhvillohen ndeshjet e Kombëtares, por edhe të klubeve tona në arenën evropiane. Ai ka thënë se menjëherë do të fillohet në përmirësimin e fushës, në mënyrë që ajo të jetë në gjendjen më optimale për ndeshjet e ciklit kualifikues për Euro 2024, të cilat fillojnë në muajin mars, 2023.

Gjithashtu shprehu shpresën se në këtë afat pesëvjeçar të menaxhimit dhe shfrytëzimit të stadiumit “Fadil Vokrri”, kryeqyteti dhe FFK-ja do të bëhen me stadium të ri, i cili do të mundësonte kushte edhe më të mira për ndeshjet ndërkombëtare, por njëherësh edhe shkarkim të stadiumit “Fadil Vokrri” nga mbingarkesa e ndeshjeve.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga