KUQEZI I RADHËS
Edhe Ajeti kuqezi
20 October, 2014 @10:58
Arlind Ajeti ka pranuar ftesën e FSHF-së dhe pritet të jetë kuqezi i radhës, ka njoftuar e përditshmja Koha Ditore sot.
Në bisedë me babain e futbollistit të Baselit, Koha Ditore, ka konfirmuar se lojtari do të jetë në dispozicion të trajnerit Gianni De Biasi, ndërsa në marrjen e këtij vendimi natyrisht se kanë ndikuar ndodhitë e fundit në ndeshjen Serbi-Shqipëri.
Ajeti 21 vjeç është mbrojtës dhe luan për Baselin. Ai ka kaluar të gjitha grupmoshat e përfaqësueses zvicerane deri në U-21. Për më tepër, Ajeti mund të debutojë në fanellën kuqezi që në miqësoren ndaj Francës, të cilën Shqipëria e ka të paraparë ta zhvillojë më 14 nëntor.
Arlindi ka edhe dy vëllezët tjerë që gjithashtu luajnë për Baselin, Albianin dhe Adonisin, që aktualisht janë 17 vjeç dhe luajnë për grupmposhat e reja të Zvicrës.