INTER - NAPOLI
10 minuta triler në Meazza
19 October, 2014 @22:46
Derbi i natës në Serie A, ka arsyetuar epitetin në 10 minutat e fundit të takimit dhe atë plotësisht.
Përkundër se e qetë sa i përket tundjes së rrjetave gjatë 80 minutave, Inter dhe Napoli ndezën motorët në fund të takimit për të elektrizuar ndeshjen dhe për të sjellë emocione te adhuruesit e shumtë.
Ish lojtari i Real Madridit, Jose Callejon, solli në epërsi mysafirët dhe pasi që Walter Mazzarri futi në lojë kolumbianin, Freddy Guarin, ai menjëherë barazoi në 1-1.
Kur ndeshja pritej të përfundonte këshut, Callejon tundi edhe njëherë rrjetën e neroazzurrëve, derisa Rafa Benitez priste fitoren.
Por ish lojtari i Lazios, Hernanes, barazoi një minutë më vonë për të përfunduar këtë triller të së dielës 2-2, ku ekipet i ndanë pikët.
As Inter, por as Napoli, nuk duhet të jenë të kënaqur me këtë barazim, që i lë ata në pozitat jo të lakmueshme pas vetëm 7 xhirove në Serie A.