ROSSONERI
Dy gola nga Honda, fitore për Milanin
19 October, 2014 @17:20
Skuadra e Milanit ka regjistruar fitoren e dytë rresht në Serie A. Pas fitores së xhiros së kaluar ndaj Chievos, rossonerët arritën ta mposhtin edhe Veronan, duke triumfuar me rezultat 1-3.
Në fitoren e Milanit kontribuoi edhe mbrojtësi kundërshtar Rafael Marques që shënoi autogol në minutën 21’, ndërsa kontributin më të madh e dha japonezi Keisuke Honda që shënoi dy gola në këtë fitore.
I vetmi golashënues te vendasit ishte zëvendësuesi uruguajan, Nicolas Lopez, që u mundua së paku ta ngushtojë disavantazhin e skuadrës së tij.
Me këtë fitore Milani ngjitet në pozitën e katërt, kurse Verona renditet në tre pozita më poshtë se rossonerët.
Rezultatet dhe tabela aktuale.