MEDIA TALK
Edhe Christensen te Barcelona!
8 March, 2022 @11:56
Qendërmbrojtësi danez i Chelseat, Andreas Christensen, pritet të jetë lojtar i ri i Barcelonës, nga kjo verë.
Sipas njoftimeve të botuara sot në mediat spanjolle, Christensen që luan për Chelsean në Premier Ligë, ka pranuar ofertën e Barcelonës, derisa nga Stamford Bridge do të largohet pa dëmshpërblim.
Danezi 187-centimetra i gjatë është i rregullt edhe në përfaqësuesen e Danimarkës, ndërsa pos Chelseat ai ka luajtur një kohë edhe te Borussia Mönchengladbach, si huazim.