Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRENICA ZYRTARIZON BESENIN

Edhe Diellor Beseni largohet nga Liria, nënshkruan me Drenicën

Foto: KFDrenica/ fb

Edhe Diellor Beseni largohet nga Liria, nënshkruan me Drenicën


1 July, 2024 @10:30

Mesfushori prizrenas Diellor Beseni është anëtar i ri i Drenicës. Skuadra nga Skenderaj ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me mesfushorin qendror, që në rini ka qenë pjesë e grupmoshave të kombëtares, ndërsa së fundi ka qenë pjesë e Lirisë.

“Përforcimi i radhës i ekipit tonë është Diellor Beseni.
Mesfushori i talentuar do të jetë pjesë e projektit për Superligë.
Beseni pati paraqitje mjaft të mira në Superligë me klubin e tij FC Liria, por nga edicioni i ri do të jetë futbollist i Drenicës dhe do ta ndihmoj ekipin në arritjen e objektivave.”
— ka shkruar njoftimi i KF Drenica sot.

Drenica ra nga Superliga dy stinorë më parë, ndërsa në stinorin e shkuar nuk arriti që të luftojë mjaft për Superligë. Në stinorin që vjen 2024/25 kuqezinjtë nga Skenderaj do të tentojnë që të rikthehen në Superligë.


 
Të gjitha lajmet nga