NDËR TË RRALLËT
Edhe Dukagjini në bregdet
5 February, 2016 @6:08
Njëra ndër skuadrat e rralla nga Liga e Parë e Kosovës që ka lluksin për të udhëtuar drejt bregdetit shqiptar për përgatitje parasezonale është Dukagjini i Klinës.
Futbollistët dhe stafi i ekipit kanë marrë rrugë drejt Shqipërisë, ndërsa ekipi do të qëndrojë për 10 ditë në Shëngjin, ku edhe do të kryejë fazën përgatitore para nismës së stinorit pranveror në Ligë të Parë.
“Besoj që do të arrijmë atë që e mendojmë,” ka përmendur si synim kryesor të skuadrës trajneri Severin Elezi, për Tribuna Channel para nisjes.
Elezi ka thënë se Dukagjini aty do të zhvillojë edhe disa ndeshje miqësore ndërsa tashmë që prej 20 janarit është në stërvitje për tu përgatitur sa më mirë për stinorin që vjen.
Dukagjini ka përfunduar stinorin vjeshtor në pozitën e pestë të Ligës së Parë. Ata nga 15 xhirot e para kanë arritur të shënojnë 9 fitore, 1 barazim dhe 5 humbje, duke mbledhur në total 28 pikë.
Video