Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FTESA

Edhe ish-kryetarët Bytyqi e Hashani drejt UEFA-së

Foto: FFK

Edhe ish-kryetarët Bytyqi e Hashani drejt UEFA-së


Teksti: FFK

16 April, 2016 @20:43

Sot më 15 prill kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu kanë takuar ish kryetarët e FFK-së, z. Agim Bytyqi dhe z. Sabri Hashani, të cilët i kanë njoftuar për ecurinë dhe përpjekjet e FFK-së për ndërkombëtarizimin e futbollit të Kosovës. Duke konsideruar se kjo është pjesë e angazhimit të përbashkët që nga pavarësimi i futbollit, kryetari Vokrri, dy ish-kryetarët i njohu edhe për vizitën e delegacionit të FIFA-s dhe UEFA-s si dhe njëherësh i bëri të ditur se bashkë me KE të FFK-së do të jenë edhe z. Bytyqi edhe z. Hashani në Budapest me 3 maj. Ky është një rrugëtim i përbashkët dhe bashkërisht do të ndajmë edhe festat dhe të arriturat ka theksuar kryetari Vokrri. Ndërsa z. Bytyqi dhe z. Hashani kanë thënë se ndjehen të nderuar që z. Vokrri i ka ftuar në këtë takim si dhe për faktin që do të jenë pjesë e delegacionit të FFK-së që do të udhëtojë më 3 maj në Kongresin e UEFA-s.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga