KUALIFIKIMET PËR EURO 2021
Edhe kuqezinjtë U21 mposhten nga Turqia
23 March, 2019 @21:22
Pas disfatës së kombëtares mbrëmë në përballjen e parë kualifikuese për EURO 2020 ndaj Turqisë 0-2 në Shkodër, edhe shpresat kuqezi janë mposhtur sonte nga Turqia U21 në Elbasan.
Për dallim nga seniorët, shpresat kanë pasur raste kanë arritur të barazojnë dhe kanë kërkuar golin e fitores nga fundi, e gjatë kërkimit të golit të fitores, ata pësuan nga mesfushori i Karslruhes, Berkay Ozcan për përfundimtaren 1-2.
Shenja dhe shpresa për të ardhmen dhanë Esat Mala, Shaqir Tafa por edhe Giacomo Vrioni që gjeti kornizën, por portieri turk arriti të mbrojë goditjen e tij precize.
Të përzgjedhurit e Alban Bushit morrën 5 kartona të verdhë në ndeshje, derisa ata të Vedat Inceefes 2 të verdhë dhe krejt në fund edhe një të kuqe të konvertuar nga dy të verdhë të tjerë brenda 2 minutave.
Kujtojmë, kjo është përballja e parë e Shqipërisë U21 në Grupin 3 kualifikues për EURO 2021 ku përveç Turqisë U21 në grup ka edhe Kosovën U21 si kundërshtar, Anglinë U21, Andorrën U21 dhe Austrinë U21.
gol turqia on Vidnews.