GRUPI A: ANGLIA - ÇEKIA
Super Sterling për kryesimin e grupit të Kosovës
22 March, 2019 @22:36
Edhe pse jo me formacionin më të mirë në fushë, përfaqësuesja e Anglisë nuk ka hasur probleme në ndeshjen e luajtur ndaj Çekisë, për ta nisur me fitore kampanjën drejt EURO2020.
Anglezët shënuan dy herë në pjesën e parë dhe tri herë në pjesën e dytë, për ta mbyllur kështu takimin me plot 5 gola, derisa duhet veçuar paraqitja e Raheem Sterling, i cili formën e tij me Cityn duket se po e bartë edhe te kombëtarja. Anglezi sonte shënoi hat-trick personal, për ta ndihmuar përfaqësuesen e tij ta fitojë lehtësisht këtë duel.
Me këtë fitore, Anglia merr kreun e grupit të Kosovës, derisa pas saj ndodhen Bullgaria e Mali i Zi me nga një pikë. Kosova ndeshjen e parë të grupit e luan ditën e hënë (25 mars) ndaj Bullgarisë me fillim nga ora 20:45 në “Fadil Vokrri” të Prishtinës.