PANUCCI
Panucci: I falëm dy gola
22 March, 2019 @23:31
Përzgjedhësi italian i Shqipërisë, Christian Panucci, ishte njeriu më i kritikuar pas humbjes së sontme ndaj Turqisë
Panucci pas ndeshjes dha pronocime për RTSH-në, duke thënë se dy golat e Turqisë ishin të falura nga ana e kuqezinjve.
“Në pjesën e parë kishim shumë mundësi për të shënuar. Në pjesën e dytë ishim shumë më të dobët se sa kundërshtari. Ne i falëm dy gola. Ata erdhën dy herë në portën tonë dhe shënuan. Duhet të punojmë më shumë me lojtarët. Të punojmë për realizimin e rasteve. Patëm dy raste të krijuara dhe nuk shënuam,” tha ai.