FSHF

Edhe ne duam 3 pikë si Rusia
10 April, 2015 @13:09
FSHF kërkon që UEFA të mos përdorë standarde të dyfishta në vendimet e saj. Pasi që ia dhanë fitoren Rusisë me rezultat zyrtar në ndeshje ndaj Malit të Zi të ndërprerë pas trazirave në fushë, FSHF beson se edhe Shqipëria i meriton tre pikë nga ndeshja me Serbinë.
“Dhuna në stadiumin e Partizanit në Beograd ishte më ekstreme dhe e shoqëruar me thirrje raciste më të shpeshta, derisa vendi organizator dështoi në mbarëvajtjen e ndeshjeje normale futbolli,” ka shkruar ndër të tjera njoftimi.
Duke pritur vendimin e 17 prillit nga CAS, ne presim që Shqipërisë t’i ipen 3 pikë nga kjo ndeshje, jo sepse na takojnë, por sepse vendimi është në favor të futbollit, ka përfunduar njoftimi i botuar nga FSHF, pak më parë.