MEDIA

Celtic interesohet për sulmuesin kuqezi
9 April, 2015 @14:49
Njeriu që u bë i famshëm me golin e shënuar ndaj Portugalisë, Bekim Balaj, mund të përfundojë te Celticu i Skocisë ka bërë të ditur një burim i portalit Sportal, sot.
Sipas këtij portali ai ka qenë nën vëzhgim të një gjuetari futbollistësh nga ishulli i cili ka thënë se Balaj, 24 vjeç, është një sulmues tipik për lojën e futbollit në ishull.
Shkodrani Balaj përkundër moshës së re që ka, ka bërë përvojë në kampionate si: Turqi, Çeki, Poloni dhe aktualisht në Kroaci, ku veshë fanellën e Rijekës.