GRUPI H

REUTERS/Arkiv
UEFA, dënon ashpër edhe Kroacinë
9 April, 2015 @9:18
Si mediat, ashtu edhe analistët e ndryshëm të futbollit në Kroaci janë shprehur të habitur me vendimin e fundit të UEFA-së, transmeton sot gazeta më e madhe kroate, Jutarnji List.
UEFA ka dënuar Kroacinë, respektivisht, Federatën e Futbollit të këtij vendi, me 55 mijë euro dhe një ndeshje lojë pa praninë e tifozëve (që i bie ndaj Italisë, ndeshja vendimtare për vend të parë në kualifikime për EURO 2016).
Arsyeja pse morri këtë dënim Kroacia janë disa bombola (mjete plasëse) të hudhura në stadium dhe fyerje raciste në ndeshjen e fundit të Kroacisë, që e fitoi Norvegjinë.
Kroacia ndeshjen e radhës e luan ndaj Italisë më 12 qershor të këtij viti, që pritet të përcaktojë fituesin e Grupit H kualifikues.