KUPA E SHQIPËRISË

Pejic vendimtar, Kukësi mposht Skënderbeun
8 April, 2015 @19:29
Sulmuesi kroat, Pero Pejic, përsëri është treguar vendimtar për ekipin e tij. Pasi që pranoi një top të mirë, mes dy mbrojtësve gjeti rrugën drejt portës korçare për të shënuar heret në takim, duke e mposhtur reprezentuesin Orges Shehi.
Festa në Kukës filloi, edhepse stadiumi ishte i zbrazët, pasi që ekipi ishte i dënuar të luaj pa tifozë. Sidoqoftë, brohoritjet e Armatës Veriore dëgjoheshin edhe në stadium pasi që ata ishin mbledhur në ndërtesa afër stadiumit Zeqir Ymeri, të organizuar.
Skënderbeu nuk arriti që të bëj më shumë gjatë 84 minutave të mbetura për të dalë i mposhtur nga ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Shqipërisë.
Në ndeshjen tjetër, Tirana ka barazuar me Laçin në Qemal Stafa, 0-0.
Ndeshjet e kthimit luhen javën tjetër.
Video
Goli i Pero Pejic