MEDIA

Pjesë e balllinës së sotme të La Gazzetta dello Sport
Plani i rikthimit
8 April, 2015 @9:36
E përditshmja e njohur sportive italiane, La Gazzetta dello Sport, ka aguar sot me titull bombastik, ku jep të dhëna për kthimin e ish kryetarit të Interit, Massimo Moratti në klubin Neroazzur. Borozani.com
Sipas kësaj gazete, Moratti nuk është rehat jashtë klubit dhe po planifikon të kthehet në krye të klubit përmes disa shokëve të tij të rëndësishëm dhe me investitorë të jashtëm si dhe përmes tifozërisë që parashikohet të marrë pjesë në akcionet e klubit.
Edhepse aktualisht si ide, gazeta në fjalë duke ditur karakterin e Morattit ka shkruar se një gjë e tillë, vetëm pas pak më shumë se një viti prej se ia dorëzoi kreun Erick Thohirit, Inter mund të dalë krejt ndryshe në stinorin e ri.