NË DISCIPLINORE

BOROZANI/Erdis Driza
Lista e disciplinores, e gjatë këtë herë
7 April, 2015 @16:15
Komisari i Garave të Superligës dhe Ligës së Parë, Ismet Ahmeti, ka pasur punë këtë javë në hartimin e Procedurave Disciplinore pas xhiros së XXI të Superligës.
Kështu, përveç atyre ndaj Hajvalisë që ishin të pritura janë inicuar edhe disa tjera sipas radhës:
1. Ndihmëstrajneri i Trepçës, Fidaim Haxhiu, për fyerje dhe ofendime të referit kryesor të ndeshjes Trepça-Vëllaznimi, Ilir Shuleta.
2. Burim Sadiku, për shkak të lojës me dorë jashtë zonës së portierit dhe marrjen e kartonit të kuq në ndeshjen Drenica-Ferronikeli.
3. KF Hajvalia, për shkak të moskryerjes së obligimeve ndaj personave zyrtarë të ndeshjes.
4. Trajnerit të Hajvalisë, Ismet Munishi, për shkak të fyerjeve dhe kërcënimeve drejtuar referit Artan Tahiri në ndeshjen Hajvalia-Besa, si dhe deklaratave të pamatura në media.
5. Zyrtari për siguri i Hajvalisë, Xhavit Pacolli, fyerje dhe kërcënim të referit kryesor të ndeshjes Hajvalia-Besa.
6. Mehedin Përgjegja, kryetar i Hajvalia, fyerje drejtuar referëve pas përfundimit të ndeshjes Hajvalia-Besa.
Të pakënaqurit kanë të drejtë ankese në afat prej tre ditëve pas publikimit të këtij vendimi, ka bërë të ditur FFK-ja në njoftimin e saj.