LEGJIONARI

BOROZANI/Erdis Driza/Arkiv
Raskaj, nis me gol
6 April, 2015 @18:43
Mesfushori kosovar, Anel Raskaj, ka shënuar gol sot në ndeshjen që është në zhvillim e sipër në kuadër të ligës së dytë të Norvegjisë.
Raskaj ka shënuar golin e dytë të ekipit të tij, Sandnes Ulf, në ndeshje ndaj Jervit në minutën e 32-të të takimit, për t’ia nisur në mënyrë më të mirë kampionatit.
Kampionati i futbollit në Norvegji ka filluar këtë javë stinorin e ri, 2015 dhe këto ditë po zhvillohen ndeshjet e xhiros së parë të saj.
Raskaj është i rregullt në përfaqësuesen e Kosovës në futboll, ndërsa ka qenë kapiteni i parë i saj në histori, në ndeshjen historike që Kosova e zhvilloi ndaj Haitit në Mitrovicë.