SHQIP NË BOTË

Gjasula shpëton ekipin e tij nga humbja
5 April, 2015 @19:24
Futbollisti i kombëtares shqiptare, që tashmë nuk merr ftesa nga Gianni De Biasi, Jurgen Gjasula, ka shënuar dy herë sot për ekipin e tij, Aalen në Bundesliga 2.
Mesfushori 29 vjeç nga Tirana, ka shënuar dy herë për të barazuar dy herë epërsinë e Karlsruhes dhe për t’ia dhënë një pikë tepër të rëndësishme skuadrës së tij, që po lufton për mbijetesë në Bundesliga 2.