ISTOG

Foto: kfistogu.com
Istogu del nga zona e rrezikshme, mposht Trepçën’89
5 April, 2015 @15:20
Një gol i sulmuesit Granit Arifaj ka qenë i mjaftueshëm që Istogu të nxjerrë fitoren e dytë me radhë dhe të tretën në pranverë në Superligë.
Kjo ka bërë që Istogu të dalë nga zona e rrezikshme e tabelës së klasifikimit, derisa viktima ishte Trepça’89.
Për mitrovicasit që xhiro më parë ndërruar trajnerin, kjo ishte humbja e parë nën drejtimin e Afrim Tovërlanit.
Fusha e vështirë të lojë nuk ka dhënë mundësi që të luhet ndonjë lojë shumë e bukur, por i ka mjaftuar vendasve që të festojnë sot, derisa Trepça’89 tash është në mes të tabelës.
Istogu ka regjistruar fitoren e shtatë në stinor, derisa mitrovicasit, humbjen e katërt sot.