GJILAN

BOROZANI/Arkiv
Prishtina dështon t’i afrohet Ferronikelit
5 April, 2015 @15:08
Prishtina nuk ka arritur të shënojë fitore në Gjilan sot në ndeshje ndaj Dritës, për t’iu afruar liderit Ferronikeli në vetëm një pikë.
Fitoren Prishtinës ia mohoi sulmuesi me përvojë i Dritës, Ismet Ramushi, që shënoi pesë minuta pa përfunduar takimi për barazim 1-1.
Prishtna kishte ardhur në epërsi 20 minuta pa përfunduar takimi, kur Durim Gashi kishte shënuar pas asisitimit të Endrit Krasniqit.
Me këtë rezultat Prishtina mbetet 4 pikë pas liderit, derisa Drita vazhdon të mbetet në pozitë të dhjetë.