FERIZAJ

Rashica vendos fituesin
5 April, 2015 @15:27
Reprezentuesi i Kosovës dhe lojtari i ri i Vitesses në elitën holandeze, Milot Rashica, ka treguar se pse është vlerësuar jashtë vendit.
Ai ka qenë njeriu që ka vendosur sot takimin ku ekipi i tij aktual, Kosova e Vushtrrisë ka shënuar fitoren e dytë me radhë në pranverë, ndaj Ferizajit si mysafir.
Rashica shënoi gol në minutën e 30-të të takimit, derisa vushtrriasit kanë arritur të marrin 7 pikë nga tre ndeshjet e fundit, pas startit të pranverës me dy disfata.
Ferizaji vazhdon të mbetet në zonën e rrezikshme të tabelës, në pozitën që të rrëzon direkt në Ligë të Parë, pasi që nuk ka arritur të marrë asnjë pikë sot.
Në anën tjetër, Kosova e Vushtrrisë, që po drejtohet nga Bekim Shotani, çdo ditë e më shumë po përmirësohet për t’i treguar skuadrave tjera se kampioni është gjallë dhe ende ka frymë fituesi në ekip.