BERNABEU

Foto: uefachampionsleague
Real 9ranaton Granadan, Cristiano me 5 gola
5 April, 2015 @15:39
Mesdita e sotme kaloi në shenjë feste në Santiago Bernabeu. Ylli portugez i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, nuk u ndalë me hat-trickun e shënuar në pjesë të parë të ndeshjes, për të përfunduar takimin me 5 gola të shënuara.
Real Madrid shkëtarroi Granadan 9-1 pas 90 minutave lojë, derisa Ronaldo kaloi në listën e golashënuesve të këtij stinori, Lionel Messin e Barcelonës.
Aktualisht, Real Madridi i afrohet në një pikë Barcelonës që gjindet në krye, derisa përveç Ronaldos, sot shënuan edhe Gareth Bale e Karim Benzema.
Ndeshja ndaj Granadas, që po lufton për mbijetesë në La Liga, i ka shërbyer mirë madrilenëve për këndellje pas disfatës në El Classico.
Real Madrid vs Granada 9-1 All Goals And Full… by HdGoal
FAKTE:
Ronaldo ka barazuar Alfredo Di Stefanon sa i përket hat-trickëve në histori të Real Madridit, nga 28. | Granada pësoi humbjen më të thellë në histori të saj në La Liga sot. | Cristiano Ronaldo për herë të parë ka shënuar 5 gola në një ndeshje si lojtar i Real Madridit. | Fitorja e sotme e Real Madridit ka qenë fitorja më e thellë e këtij stinori në La Liga. |