PARIS

Luiz dhe Motta mund të mungojnë ndaj Barcelonës
6 April, 2015 @16:33
Qendërmbrojtësi i Paris St Germainit, David Silva, si dhe mesfushori i ekipit, Thiago Motta, nuk dihet nëse do të jenë të gatshëm për ndeshje ndaj Barcelonës në Ligë të Kampionëve, javën që vjen.
Kjo, pasi që dyshja në fjalë ka pësuar lëndime muskulore në derbin e mbrëmshëm të fituar ndaj Olympique Marseille-it.
Luiz u desht të zëvendësohet vetëm pas 30 minutave lojë, derisa Motta vazhdoi ndeshjen deri në fund me lëndim.
Nëse lëndimi i cilitdo nga futbollistët do të del serioz, atëherë mungesa e tyre mund të shkojë deri në një muaj për tu kthyer në fusha.
Paris St Germain pret Barcelonën më 15 prill në Parc des Princes në kuadër të çerekfinales së parë të Ligës së Kampionëve.