KAMPIONI NË DILEMË

Foto: Getty Images/ BBC
Cili mund të drejtojë Man Cityn?!
8 April, 2015 @15:24
Kampioni i Anglisë, Manchester City, tashmë ka pësuar një goditje të rëndë në luftën për mbrojtjen e titullit kampion.
Ata pësuan nga Crystal Palace 2-1 në xhiron e shkuar dhe tashmë titulli duket larg para Chelseat që po kalëron sigurtë drejt trofeut.
Sidoqoftë, BBC beson se drejtuesit e Manchester Cityt do të ishin të kënaqur edhe me cilëndo pozitë deri në vendin e katërt në fund të stinorit, pasi që ekipi i kaltër nga Manchesteri kërkon që të stabilizohet si një ekip ‘gjithmonë’ pjesëmarrës në Ligë të Kampionëve.
Por, duke u bazuar se ata shkarkuan Roberto Mancinin vite më parë sepse ai nuk arriti të mbrojë titullin kampion, atëherë edhe Pellegrinit s’i shkruhet mirë në fund të stinorit dhe mediat angleze tashmë kanë nisur përfoljet se cili nga trajnerët e njohur mund të jetë zëvendësimi i Pellegrinit aty: Carlo Ancelotti (Real Madrid), Josep Guardiola (Bayern) apo Jurgen Klopp (Borussia Dortmund)?
Në periudhën e Pellegrinit te Manchester City janë blerë: Fernandinho (30 milionë funta), Stevan Jovetic (22 milionë funta), Alvaro Negredo (20 milionë funta), Jesus Navas (14.9 milionë funta), Martin Demichelis (4.2 milionë funta), Fernando (12 milionë funta), Willy Cabalero (6 milionë funta), Bacary Sagna (lojtar i lirë), Eliaquim Mangala (32 milionë funta), Bruno Zuculini (3 milionë funta, i huazuar menjëherë), Frank Lampard (huazim), Wilfried Bony (25-28 milionë funta).