ARSENAL

REUTERS/Arkiv
Wilshere gati për rikthim
8 April, 2015 @10:59
Mesfushori i talentuar 23 vjeçar i Arsenalit, Jack Wilshere, është gati për rikthim në fusha të gjelbëra pas lëndimit në gju.
Wilshere u lëndua në ndeshje ndaj Manchester Unitedit në nëntor të vitit të kaluar, ndërsa mbrëmë luajti për herë të parë 90 minuta me të rinjtë e Arsenalit, që paralajmëron kthimin e tij për ndeshjet e radhës.
Në këtë ndeshje të Arsenalit U-21, luajtën edhe Mikel Arteta e Abou Diaby, ku Topçinjtë mposhtën Stoke Cityn 4-1.