ANCELOTTI

REUTERS/Arkiv
I fitojmë të gjitha ndeshjet
8 April, 2015 @12:51
Trajneri me përvojë italian i Real Madridit, Carlo Ancelotti, në konferencën e sotme për shtyp para ndeshjes me Rayo Vallecanon, ka thënë se ekipi i tij do t’i fitojë të gjitha ndeshjet e mbetura në La Liga.
“Nuk jam i sigurtë që do të bëhemi kampion edhe po qe se e fitojmë çdo lojë të mbetur të La Ligas. Unë e di çka duhet të bëjmë, por në këtë moment Barcelona është lidere,” ka thënë Ancelotti njoftojnë mediat spanjolle sot.
Real Madrid është mysafir i Rayo Vallecanos në ndeshjen e sontme që i takon xhiros së tridhjetë të La Ligas. Në anën tjetër Barcelona luan ndaj Almerias.