GIANNI DE BIASI

BOROZANI/Erdis Driza
‘S’jam hero’
Intervista e shkëputur nga Gazzetta.gr
8 April, 2015 @21:42
Përzgjedhësi i përfaqësueses shqiptare, Gianni De Biasi, ka dhënë një intervistë për portalin, Gazzetta.gr. ku ka bërë të ditur disa të dhëna interesante për punën e tij me kombëtaren shqiptare.
Njëra ndër pikat kryesore të cilat ka cekur italiani 56 vjeç thotë se është mentaliteti i lojtarëve.
“Ka qenë shumë vështirë t’i ndërrohet mentaliteti i lojtarëve. Kemi punuar shumë për të gjetur lojtarët e duhur nëpër Europë,” është cituar të ketë thënë De Biasi në këtë intervistë ndër të tjera.
Sa i përket ndeshjes ndaj Serbisë, për të cilën UEFA-ja morri vendimin që tashmë dihet, italiani ka thënë:
“Mendoj se ka qenë vendim jo i drejtë. Nuk ka qenë zgjidhje për problemin. Së pari droni, pastaj hudhja e gjësendeve nga tifozëria serbe e gjërat tjera… Mirëpo, ndoshta të qenit vend i vogël në hartë, u dënuam.”
Sa i përket pasaportës shqiptare të cilën ia dha shteti shqiptar para lojës me Armeninë dhe cilësimin e tij si hero, De Biasi ka thënë në fund:
“Nuk jam hero. Jam njeri normal që e bën punën e tij seriozisht. Jam krenar që kam marrë shtetësinë shqiptare dhe do të luftojë me nder që të arrijë më të mirën me këtë vend.”