COUPE DE FRANCE

Ibra me hat-trick çon Parisin në finale
8 April, 2015 @22:53
Ylli suedez i Paris St Germainit, Zlatan Ibrahimovic, ka shënuar hat-trickun e radhës për ekipin e tij sonte për të dërguar atë në finale të Kupës së Francës.
Paris St Germain ka mposhtur 4-1 St Ettienein në Parc des Princes, derisa Ibra nisi misionin e golave të shënuara nga penalltia për të vazhduar me dy të tjerë në pjesë të dytë të ndeshjes për rezultatin përfundimtar.
Në finale, Paris St Germain do të takohet me ekipin e Ligue 2, Auxerre.
Video