MESFUSHORI

uefa.com
Lëndohet sërish
9 April, 2015 @14:32
Mesfushori i kombëtares shqiptare, Burim Kukeli, është lënduar përsëri, ka njoftuar ekipi i tij Zurich në faqen zyrtare të ekipit.
Kukeli 31 vjeçar i lindur në Gjakovë, u zëvendësua në ndeshje ndaj Luzernit dhe do të mungojë për disa javë.
Ekipi i Zurichut nuk ka bërë të ditur se sa do t’i duhet futbollistit kuqezi për t’iu kthyer fushave të gjelbëra.
Kukeli vlerësohet shumë si lojtar nga trajneri i kombëtares Gianni De Biasi. Ai njihet me aftësi të ndërprerjes së akcioneve të kundërshtarëve, ndërsa punon palodhshëm, duke mos u dukur asnjëherë.
Kukeli nuk ka munguar në asnjë ndeshje të Shqipërisë në kampanjën kualifikuese për EURO 2016, derisa ka luajtur të gjitha ndeshjet pa zëvendësim, përveç ta parës ndaj Portugalisë kur u zëvendësua në minutën e 66-të të takimit në fitoren historike të Shqipërisë.