PARA DERBIT

Foto: prishtinafc.com
‘Nuk do të jetë lehtë, le të fitojë më i miri’
9 April, 2015 @21:56
Para derbit të xhiros së fundit të fazës së dytë të Superligës, Prishtina-Hajvalia, faqja zyrtare e klubit bardhekaltër ka bërë një bisedë me Labinot Osmanin, sulmuesin e Prishtinës që u shpallë kampion stinorin e kaluar me Kosovën e Vushtrrisë, ku trajner ka qenë Ismet Munishi, sot trajner i Hajvalisë.
“Ka me qenë një lojë e mirë dhe interesante për shikues. Le të fitojë më i miri. Forma momentale e jonë është më e mirë, por ndeshja nuk do të jetë e lehtë gjithsesi,” ka thënë Osmani para takimit me Hajvalinë.
Prishtina po e ndjek liderin e Superligës Ferronikelin në tabelë, derisa Hajvalia ka 6 pikë më pak se Prishtina.
Dueli ndërmjet Prishtinës dhe Hajvalisë do të luhet në Stadiumin e Qytetit në Prishtinë, të shtunën me fillim në ora 14:00.