CITY - CRYSTAL PALACE
Edhe një gabim i Cityt, titulli mbyllet në prill!
18 January, 2020 @18:05
Edhe një tjetër gabim i Manchester Cityt.
Njëjtë si në sezonin e kaluar, edhe sot Crystal Palace mori pikë nga City në “Etihad”.
I transferuari këtë muaj, Cenk Tosun, ia dha epërsinë fillestare Palacet, para se Aguero të shënonte dy herë (82’ e 87’) për ta përmbysur rezultatin. Mirëpo, kur u mendua se ndeshja do të mbyllej me fitoren e vendasve, ishte Fernandinho ai që në kohën shtesë e dërgoi topin në rrjetën e gabuar dhe kështu ndeshja u mbyll me rezultat 2-2.
Para golave të Agueros, një penallti të akorduar nga gjyqtari kryesor e anuloi VAR-i, për të shtuar edhe më tepër diskutimet sa i përket përdorimit të këtij sistemi në Angli.
Kështu, gara për titull tash e sa javë është “one-horse race”, ndërkohë që logjikisht dhe matematikisht i bie që Liverpooli kampion të shpallet herët në muajin prill, shumë më herët se që mbyllet sezoni.