E KONFIRMUAR
Edhe një ish-kuqezi i bashkohet Kosovës
4 November, 2016 @15:03
Futbollisti nga Lugina e Preshevës, Fidan Aliti, është ftuar në përfaqësuesen e Kosovës, zbulon Telegrafi.com.
Aliti mund të luajë në të gjitha pozitat e vijës mbrojtjëse, si qendërmbrojtës apo mbrojtës i krahut.
Futbollisti aktualisht po aktivizohet me skuadrën kroate, Slaven Belupo.
Aliti më parë është grumbulluar edhe me kombëtaren shqiptare, ku ka pasur edhe dy paraqitje nëpër miqësore, mirëpo në kohët e fundit është “harruar” krejtësisht nga përzgjedhësi Gianni De Biasi.
“Edhe zyrtarisht kam marrë ftesë nga Përfaqësuesja e Kosovës që t’i bashkohem dhe për këtë jam shumë i lumtur. Ky vendim i marrë nga unë nuk është kundër Shqipërisë, por është për ta ndihmuar Kosovën. Kemi biseduar edhe me FSHF dhe jemi akorduar që unë të jem pjesë e Kosovës,” ka thënë Aliti për Telegrafin.
Më tej, ai ka sqaruar se është në pritje të pajisjes me pasaportë kosovare, në mënyrë që t’i kompletojë dokumentacionet e nevojshme për ta ndërruar përfaqësuesen.