PAS LËNDIMIT
Vangjeli në Greqi për shërim
4 November, 2016 @14:31
Mbrojtësi i Skënderbeut, Kristi Vangjeli, që pësoi një lëndim në qafë në ndeshjen derbi të xhiros së shkuar ndaj Partizanit, ka zgjedhur Greqinë për t’u shëruar më shpejtë, pasi që pas kontrollimeve dhe terapive të para në Tiranë, dhimbjet vazhduan te lojtari.
“Lojtari ka udhëtuar drejt Selanikut në një klinikë të specializuar për të zhvilluar terapi disa ditore ashtu që të kalojë sa më shpejt lëndimi,” ka bërë të ditur Panorama Sport sot.
Vangjeli, ish-mbrojtës i kombëtares shqiptare, pritet të kthehet në fushë pas 2 javëve tretman.