LISTA
Maqedonia me 5 shqiptarë kundër Spanjës
3 November, 2016 @17:33
Përfaqësuesja e IRJ Maqedonisë ka bërë publike listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen me Spanjën, e cila do të luhet më 12 nëntor në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.
Përzgjedhësi i IRJ Maqedonisë, Igor Angelovski, ka përfshirë pesë futbollistë shqiptarë në listën e tij prej 21 lojtarëve.
Katërshes së ftuar edhe nga grumbullimi i fundit, Ferhan Hasani, Besart Ibraimi, Ezgjan Alioski dhe Leonard Zhuta, i është bashkuar edhe i riu 21 vjeçar, Enis Bardhi, i cili luan për hungareze, Ujpest.
IRJ Maqedonia dhe Spanja janë në grup të njëjtë me Shqipërinë, Italinë, Izraelin dhe Lihtenshtajnin.