KASPER SCHMEICHEL
Me dorë të thyer për rekord
3 November, 2016 @14:52
Portieri i Leicester Cityt, Kasper Schmeichel, pritet t’i mungojë gjatë ekipit të tij pasi që ka pësuar frakturë në dorë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Copenhagenit.
Mirëpo, ajo që duhet të vlerësohet si heroike nga Schmeichel 29 vjeç është se ai ka mbrojtur tërë pjesën e dytë me dorë të thyer, duke arritur që edhe pas 4 ndeshjeve në Ligë të Kampionëve, të mbajë portën e paprekur të ekipit të tij.