GRUPI G: COPENHAGEN - LEICESTER
Leicesteri vazhdon rekordet!
2 November, 2016 @22:56
Pas rekordit të shënuar xhiron e kaluar, Leicesteri i Ranierit e ka shënuar edhe një rekord të ri!
Për herë të parë në histori të Champions League, një klub debutues në këtë garë shkon në 4 ndeshje pa pranuar gol. Ky rekord mbahej nga Parma (sezoni 1997/1998) dhe Malaga (2012/2013), skuadra të cilat kishin 3 ndeshje pa pranuar gol, mirëpo ky rekord u thye sonte nga kampioni anglez pas barazimit 0-0 në Kopenhagë.
Në 4 takimet e para sivjet gol nuk ka pranuar as Sevilla, mirëpo Sevilla nuk është skuadër debutuese.
Ky barazim historik e mban Leicesterin në krye të Grupit G, me 3 pikë më shumë se Porto i vendit të dytë.