SHQIP NË BOTË
Shkëlzen Gashi me 2 çmime personale
2 November, 2016 @20:05
Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare që po kalon formë shumë të mirë në ligën amerikane të futbollit, Shkëlzen Gashi, pak para fundit të sezonit është nderuar me dy çmime personale.
Gashi e ka fituar “Këpucën e Artë” tek klubi i tij dhe çmimin “I preferuari i fansave”, pas një sezoni ku ai ka shënuar 9 gola dhe 3 asistime.
Gjithsesi, sezoni për Colorado Rapidsat e Shkëlzen Gashit nuk ka përfunduar ende. Rapids janë në fazën play-off momentalisht, ku në ndeshjen e parë janë mposhtur me rezultat 1-0 nga LA Galaxy. Ndeshja e kthimit zhvillohet më 6 nëntor dhe për të kaluar në fazën tjetër, Colorados i duhet fitorja me 2 gola epërsi.