HAJVALIA - FERIZAJ
Ndahen pikët në Kishnicë
2 November, 2016 @15:04
Ndeshja ndërmjet dy skuadrave të pjesës së poshtme të tabelës në Superligë, Hajvalisë dhe Ferizajit, ka përfunduar me rezultat të barabartë.
Dy skuadrat u ndanë në paqe, pasi asnjëra nga to nuk arriti të shënojë gjatë 90 minutave lojë.
Raste tepër të mira kishte ekipi i Ferizajit që po drejtohet nga Arsim Abazi. Ato që vlen të ceken janë mundësitë nga Edon Sadriu në pjesë të parë të ndeshjes (minuta 20), kurse më vonë, saktësisht në pjesë të dytë Enis Kuka ka shpërdoruar një rast të qindpërqindtë për ekipin e tij.
Kjo ishte pika e gjashtë e Hajvalisë në këtë stinor, derisa Ferizaji i cili gjendet një pozitë më lartë se Hajvalia, ka gjithsej 7 pikë.