TREPÇA '89 - GJILANI
Gjilani prish rekordin e Trepçës ‘89
2 November, 2016 @14:40
Trepça ‘89 për herë të parë këtë stinor ka humbur pikë në shtëpi.
Liderja e Superligës ka barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen kundër skuadrës së Gjilanit, që u zhvillua në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.
Goli i parë u shënua nga Salih Kosumi i Gjilanit, i cili e kaloi skuadrën e tij në epërsi pas asistimit të Dren Gashit, ndërsa rezultati u barazua në minutën 38’ me golin e Diar Mustafës.
‘89-shi kishte dy raste të mira për të shënuar në pjesën e dytë me anë të afrikanit Matthew Boniface, por ky i fundi dështoi në të dyja rastet.
Me këtë rezultat ka marrë fund edhe seria prej 5 fitoreve rresht e Trepçës ‘89 në ndeshjet si vendase në këtë stinor.