FITIMET
Skënderbeu merr milionat nga UEFA-ja
2 November, 2016 @11:17
Pas publikimit të listës së UEFA-së për mjetet e fituara nga klubet për stinorin e kaluar të Ligës së Kampionëve, është mësuar se kampioni aktual i Shqipërisë, Skënderbeu, ka fituar 3 milionë euro.
I eliminuar në Play-Off të Ligës së Kampionëve 2015/16 nga Dinamoja e Zagrebit, skuadra korçare do t’i shtojë buxhetit të saj edhe paratë shtesë për të vazhduar ngritjen e cilësisë së ekipit.
Sa i përket kryesuesve, Manchester City ka fituar më së shumti dhe pas tij vjen Real Madridi dhe Juventusi.
TOP 10 ekipet sipas listës së përfitimeve nga UEFA Champions League 2015/16:
1 | Manchester City (ANG) | 83.853.000 euro | ||
2 | Real Madrid (SPA) | 80.067.000 euro | ||
3 | Juventus (ITA) | 76.256.000 euro | ||
4 | Atletico Madrid (SPA) | 69.665.000 euro | ||
5 | Chelsea (ANG) | 69.174.000 euro | ||
6 | Roma (ITA) | 68.461.000 euro | ||
7 | Bayern (GjER) | 64.391.000 euro | ||
8 | Barcelona (SPA) | 56.552.000 euro | ||
9 | Arsenal (ANG) | 53.423.000 euro | ||
10 | Wolfsburg (GjER) | 50.292.000 euro |