MIROSLAV KLOSE
Në stafin e trajnerëve të kampionëve botëror
1 November, 2016 @14:51
Njeriu që ka shënuar rekord 71 gola në karrierën e tij për Gjermaninë dhe rekorderi i golave të shënuara në Kampionate Botërore, Miroslav Klose, zyrtarisht është pensionuar nga futbolli sot.
Për më tepër, Federata e Futbollit të Gjermanisë (DFB) i ka uruar mirëseardhje në stafin e trajnerëve të reprezentacionit menjëherë pas konfirmimit të sulmuesit për pensionim.
Klose 38 vjeç, ka zhvilluar 138 ndeshje me Gjermaninë, ndërsa përmes procedurës së shpejtë do të aftësohet për punë si trajner në stafin e reprezentacionit të drejtuar nga Joachim Low, ku ky i fundit ka vazhduar kontratën me DFB-në deri në vitin 2020.