DEUTSCH
Low vazhdon me Gjermaninë
31 October, 2016 @15:55
Përzgjedhësi i përfaqësueses së Gjermanisë në futboll, Joachim Low, ka vazhduar kontratën me Federatën e Futbollit të Gjermanisë (DFB) deri në vitin 2020, ka bërë të ditur sot faqja zyrtare e DFB-së.
Low, që parashihej të linte Gjermaninë pas kualifikimeve për Botëror, pasi që u shpall kampion bote në vitin 2014, kështu ka pranuar edhe sfidat e radhës me reprezentacionin.