PAS NDESHJES
Munishi: Dhamë 120%, ndoshta nuk e merituam humbjen
30 October, 2016 @19:53
Përveç gjermanit Lindemann, para mediave foli edhe Ismet Munishi.
“Jam shumë i kënaqur me luftën e futbollistëve të mi të cilët sot dhanë 120 përqindëshin. Mos të harrojmë se sot ata patën punë me një kundërshtar i cili është kualitativ dhe me të vërtet ka individë të jashtëzakonshëm në radhët e veta dhe është pretendenti kryesor për titull të kampionit. Mirëpo, ndoshta nuk e kemi merituar të humbim. Pjesën e parë, Prishtina ndoshta nuk e priti që do t’i sulmoj pak me presing dhe të bëjmë asi lufte, mirëpo në pjesën e dytë u vërejt lodhje te futbollistët e mi, kurse ata të Prishtinës ishin më të freskët dhe kjo ishte evidente.” - deklaroi Ismet Munishi, kryetrajneri i klubit nga Gjilani.
Pas 11 xhirove, Drita ndodhet në vendin e parafundit dhe rrezikon seriozisht rënien nga elita e futbollit kosovar.