DRITA - PRISHTINA
Mankenda siguron 3 pikë për Prishtinën
30 October, 2016 @15:43
Skuadra e Prishtinës është kthyer me tri pikë nga udhëtimi i vështirë në Gjilan, ku përballë e kishte skuadrën e Dritës.
Bardhekaltërit nga kryeqyteti, e mposhtën ekipin e Ismet Munishit me rezultat minimal 0-1.
Goli i fitores për Prishtinën erdhi vetëm në minutën 85’ nga futbollisti afrikan Gauthier Mankenda, i cili shënoi i asistuar nga Boshnjaku pas një kundërsulmi të shpejt të prishtinasve.
Prishtina kishte edhe raste të tjera të rëndësishme shënimi, madje në dy prej topi përfundoi në transversale.
Me këtë fitore, Prishtina vazhdon ta mbaj pozitën e dytë, tani me 26 pikë, katër më pak se liderja Trepça ‘89, ndërsa Drita mbetet në zonën e rënies me vetëm 5 pikë.