SHQIP NË BOTË
2 golësh nga Bekim Balaj, asist nga Odise Roshi
30 October, 2016 @12:28
Vazhdon forma e shkëlqyeshme e shqiptarëve në Superligën e Rusisë.
Në fitoren e Terek Groznit ndaj skuadrës së Uralit sot, Bekim Balaj ka shënuar 2 herë, ndërsa njëri prej golave u asistua nga Odise Roshi.
Dy futbollistët e Kombëtares Shqiptare po kalojnë formë të shkëlqyeshme këtë vit, me ç‘rast Bekim Balaj po lufton për golashënuesin e vitit në Rusi. Balaj deri më tash ka 6 gola, kurse vendi i parë mbahet nga Smolv i Krasnodarit me 8 gola.