BOLOGNA-FIORENTINA
E dyta me radhë si mysafir
29 October, 2016 @19:58
Skuadra nga Firenca, Fiorentina, ka shënuar fitoren e dytë me radhë si mysafir në Serie A sonte.
Ekipi që po drejtohet aktualisht nga trajneri Paulo Sousa, ka mposhtur Bolognën e Roberto Donadonit me rezultat minimal që erdhi nga penalltia e realizuar nga kroati Nikola Kalinic.
Te Bologna për 90 minuta në ndeshje është paraqitur Blerim Xhemajli, që në minutën e 74-të morri edhe një karton të verdhë për shkak të faulit.