KEK - ISTOGU
KEK-u përforcohet si i treti
29 October, 2016 @16:33
KEK-u ka shënuar fitore të rëndësishme në kuadër të xhiros së njëmbëdhjetë të Ligës së Parë sot, duke e mposhtur Istogun, 2-1.
Golat për KEK-un i shënuan Stullqaku dhe Grajçevci, që sollën fitoren e skuadrës nga Obiliqi për të mbajtur pozitën e tretë në klasifikim.
TABELA AKTUALE E LIGËS SË PARË
Istogu në anën tjetër, vazhdon të mbetet në zonën e rrezikshme pas kësaj humbjeje, ndërsa golin e vetëm të tyre sot në “Agron Rama” të Obiliqit e shënoi Leotrim Teplani, që nuk mjaftoi për më shumë se goli i nderit.