TREPÇA - TREPÇA'89
Derbi i Mitrovicës, i takon Trepçës’89
29 October, 2016 @15:56
Në përballjen e vetme të ditës në Superligë, liderja Trepça’89 në saje të golave të shënuara në 6 minutëshin e fundit të ndeshjes ka shënuar fitore ndaj rivalit lokal, Trepça, 1-3.
Trepça’89 erdhi në epërsi përmes golit të kapitenit Shpëtim Idrizi nga penalltia në pjesë të parë. Ndërsa Trepça barazoi rezultatin përmes kapitenit të saj, Emin Baliqi, kur kishin mbetur gati edhe 20 minuta deri në fund të ndeshjes.
Por një furi e vonshme e ‘89-shit i përforcoi ata në krye të tabelës, kur Mathew Boniface zëevndësues dhe Florent Hasani shënuan për përfundimtaren 1-3 në gjashtë minutat e fundit, për të regjistruar fitoren e dhjetë të stinorit për ekipin e drejtuar nga Veton Çitaku.
Boniface shënoi me kokë golin (1-2) për ekipin e tij, kurse Hasani qëlloi nga largësia rrjetën e Enes Manxhollit (1-3) për rezultatin përfundimtar të derbit.
Në anën tjetër, Trepça mbeti pa fitore edhe pas 11 xhirove të para të Superligës, duke përfunduar kështu një cikël të takimeve pa shijuar triumfin dhe aktualisht janë të parafundit në tabelë.
Formacionet startuese:
TREPÇA: | Manxholli, Voca, V. Shabani, Berisha, Kutllovci, Kamberi, Avdyli, Hyseni, Baliqi, Sahiti, Muja. | Trajner: Fidaim Haxhiu | |
TREPÇA'89: | Hajdini, Islami, Troshupa, Izmaku, Potoku, Fl. Hasani, Maloku, Idrizi, Mustafa, Hajdari, John. | Trajner: Veton Çitaku |